Nga data 26 deri më 31 korrik, në Ulqin do të mbahet Panairi i Librit.
Në këtë panair do të merrë pjesë edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, përcjell Bota sot.
Ai do të promovojë librin e tij të ri “Kosova e rrezikuar nga Serbia e madhe”, ku flet për rolin e Aleksandar Vuçiqit, Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës, për ndarjen e Kosovës.
Në promovim, do të jetë i pranishëm edhe vet profesori Bytyçi.
Prathënia e librit është shkruar nga ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu./BS