Demaliaj flet rreth “konsultës” së Haradinajt nga Policia në Aeroportin e Vjenës

Aktuale

Demaliaj flet rreth “konsultës” së Haradinajt nga Policia në Aeroportin e Vjenës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:40
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka folur për rastin e konsultës që pati deputeti Daut Haradinaj nga policia e Vjenës në Aeroport.

Demaliaj në Rubikon tha se kanë qenë veç disa minuta konsulte, por që pastaj është liruar Haradinaj.

‘’Kanë qenë disa minuta kosulte. Pas disa minutash vec ka qenë i lirë. Privatisht   i kam shkru Haradinajt dhe m’u ka lajmëru nga Vjena dhe më thotë se jam mirë dhe ma dërgon një fotografi. Gjithcka në raport me gjeneralin Daut Haradinaj ka qenë në rregull’’, tha Demaliaj.

Mediat sot raportuan se Haradinaj u ndalua me urdhërarrest të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat