Haradinaj kërkon nga menaxhmenti i Telekomit që ta nxjerrin ndërmarrjen nga kriza

Aktuale

Haradinaj kërkon nga menaxhmenti i Telekomit që ta nxjerrin ndërmarrjen nga kriza

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:43
Ramush Haradinaj

Lidhur me borxhin e Telekomit ndaj Z-mobile, kryeministri Ramush Haradinaj tha se Telekomi ka qenë në dijeni për një gjendje të tillë.

Ai tutje ka shtuar se ka kërkuar që të parandalohet nënshkrimi i një kontrate të dëmshme për Telekomin.

Haradinaj thotë se do të iu qëndrojë prapa çdo vendimi që e marrin në Telekom ani pse thotë se përgjegjësinë do e bartin ata që do i marrin vendimet.

Ndërkaq për përmbarimin, ai ka thënë se kompania Z-mobile, ka marrë masë siguruese që t’i bëjë presion Telekomit.

“Në këtë rast për mua askush tjetër përpos bordit të PTK dhe menaxhmentit nuk mundet me marrë vendim, por atë që vendosin kanë me marrë përgjegjësi. Nëse shkon puna keq në Telekom ata kanë me marrë përgjegjësi sepse ata po paguhen”, thotë ai.

Ai thotë se nuk iu ka thënë të vazhdojnë ose të mos e vazhdojnë kontratën me Z-Mobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat