Mbi 1 mijë e 700 tiketa të shqiptuara për 24 orë

Aktuale

Mbi 1 mijë e 700 tiketa të shqiptuara për 24 orë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 08:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve në vend kanë ndodhur 43 aksidente, prej tyre, 27 pa të lënduar, ndërsa 17 me të lënduar.

Ndërsa, sa i përket tiketave, për dallim nga ditët e tjera, ka një numër më të madh të tiketave të shqiptuara.

Janë 1 mijë e 727 tiketa që janë dhënë nga zyrtarët policor për shkelësit e komunikacionit.

Kurse, gjatë një dite kanë ndodhur 24 arrestime, 15 janë dërguar në mbajtje ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat