Hoti: Mbështetja e NDI e rëndësishme për Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Hoti: Mbështetja e NDI e rëndësishme për Kuvendin e Kosovës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:21
Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës në Uashington, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, takoi presidentin e National Democratic Institute, ambasadorin Derek Mitchell.

Hoti tha se ky institut, nën kryesimin e Madeleine Albright, është duke dhënë kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës në përgjithësi.

“Vlerësimet që NDI bënë në Kosovë na kanë ndihmuar shumë në orientimin më të mirë të angazhimeve të Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Rregullorja e re e Kuvendit, që është në pritje për miratim, gjithashtu është përgatitur me asistencë të NDI. Ishte kënaqësi të dëgjojmë se NDI do të vazhdojë mbështetjen për jetën parlamentare dhe demokratizimin në Kosovë”, shkroi Hoti.

Në takim ishte e pranishme edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat