Këta janë personat që e ndihmuan Tahir Zemajn të arratisej nga Burgu i Dubravës dhe të shpëtonte nga eliminimi

Aktuale

Këta janë personat që e ndihmuan Tahir Zemajn të arratisej nga Burgu i Dubravës dhe të shpëtonte nga eliminimi

Nga: G.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:31
Tahir Zemaj

Në vitin 1991 koloneli Tahir Zemaj kishte qenë në Burgun e Dubravës, ku dezintegrimi i Jugosllavisë sapo kishte filluar dhe serbët po përpiqeshin të eliminonin të gjithë personat e rrezikshëm, ata për të cilët mendohej se do të rrezikonin edhe me armë kundër planeve të tyre. Në mesin e tyre ka qenë edhe Tahir Zemaj.

Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, thuhet se plani ka qenë që ai të "transferohej" në një burg tjetër, në të cilin ai kurrë nuk do të mbërrinte i gjallë, shkruan Bota sot.

"Kur ka ardhur puna për të më likuiduar në burg, me ndihmën e disa gardianëve shqiptarë, të cilët kishin kryer shërbimin ushtarak në njësitë e mia, kam marrë vesh se ishte mbajtur një mbledhje dhe se "do të më transferonin në burgun e Pozharevcit" në fakt do të më eleminonin. Me ndihmën e atyre ushtarëve jam arratisur nga burgu i Dubravës", ka thënë Zemaj.

Sipas librit, Zemaj i përmend me konsideratë dhe mirënjohje emrat e Xhavit Balës, mbikqyrës, Mehmet Demaj, Sherif Thaçit si edhe të komandantit të burgut të Dubravës, Sokol Blakaj. Zemaj shpjegon se kjo ka ndodhur në vitin 1991 dhe historia e arratisjes është një sagë e vërtetë, por së cilës ai nuk dëshiron t'i kushtojë vëmendje në këtë libër.

Pas tre katër ditësh me ndihmën e familjes dhe të disa djemve të fshatit të tij, largohet nga Kosova për në Slloveni, Zvicër dhe së fundi në Gjermani. Në Berlin ai strehohet tek disa të afërm të tij. "Në ato ditë më janë gjetur shumë njerëz" kujton koloneli./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat