Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se do të përkrahin marshin “Kundër vrasjeve Institucionale”, duke ju referuar rastit që ndodhi ditë më parë në Fushë-Kosovë, ku u dhunua dhe vdiq një 9-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur se përfaqësues së kësaj partie, janë duke hulumtuar në detaje rastin e përdhunimit dhe të vrasjes së të riut nga Fushë Kosovë.
Sipas tyre, ajo se cka kanë arritur deri më tani është se policia dhe prokuroria pas procedimit të rastit e kanë neglizhuar atë në tërësi.
Këta sipas VV-së janë përgjegjësit kryesorë për këtë rast.
“Përdhunimi i 11 vjeçarit për të disatën herë, paraqitja e rastit, dhe më pas vrasja e tij, janë tregues që në Kosovë nuk funksionon shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione që kujdesen për qytetarët e këtij vendi; janë tregues që nëse dikush kërcënohet atëherë më mirë të shohë për alternativa të tjera sesa të presë mbrojtje nga institucionet. Kjo është e papranueshme.
Reagimi institucional ndaj rasteve të paraqitura në vendin tonë po merr trajtat e një fenomeni këmbëngulës e shqetësues. Vitin e kaluar kishim rastin e një të riu rom, 18 vjeçar, që u dënua me 7 vite burg, për 450 euro që thuhet se i kishte vjedhur nga një bankë; këtë vit patëm rastin e një gruaje rome që u sulmua më shumë se dy herë dhe së fundi këtë vrasje makabre të një 11 vjeçari rom për të cilin rast kaluan dy ditë, e deri kur filloi çështja të bëhet më publike nuk pati asnjë reagim”, kanë shkruar nga Vetëvendosje.
Përmes kësaj komunikate është bërë e ditur se Vetëvendosje e përkrahë marshin e organizuar për sot.
“Institucionet duhet të japin llogari për këto jetë të humbura, për dhunën e përsëritur, dhe për qasjen selektive e diskriminuese në vënien e rendit dhe drejtësisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah marshin protestues të thirrur sot prej orës 14:00 dhe fton qytetarët t’i bashkangjiten kësaj proteste e cila mbahet tek lagja Meshari (te pazari) për të vazhduar më pas drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”.