Rrëfimi i Tahir Zemajt për Adem Jasharin, si e njohu atë dhe kush i dha informacione për të

Aktuale

Rrëfimi i Tahir Zemajt për Adem Jasharin, si e njohu atë dhe kush i dha informacione për të

Nga: G.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:24
Adem Jashari

Koloneli Tahir Zemaj e kishte njohur legjendën e trimërisë shqiptare, Adem Jasharin thjesht si luftëtar dhe atdhetar.

Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, ai ka treguar se pas vdekjes së Adem Jasharit, Sali Çeku e kishte ftuar Zemajn në Shtutgart që të fliste për kontaktet e tij me Jasharin, shkruan Bota sot.

Zemaj ka rrëfyer se nga ai kishte marrë informacionin e tij të plotë rreth Adem Jasharit.

“Pas vrasjes së legjendës së trimërisë shqiptare Adem Jasharit, Sali Çeku më lajmëron dhe më propozon që urgjentisht të takohemi në shtëpinë e tij në Shtutgart që të më fliste për kontaktet e tij me Adem Jasharin. Unë e kam njohur nëpërmjet tij thjesht si luftëtar dhe atdhetar, nuk kam pasur dije tjetër, as për aftësitë e tij ushtarake, as politike. Aty kam marrë informacion më të plotë rreth tij. Gjatë gjithë natës nuk kemi fjetur në përpjekje për të gjetur një mundësi për të vepruar”, ka rrëfyer Zemaj, shkruan në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat