Ambasadori britanik: Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht

Aktuale

Ambasadori britanik: Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht

Nga: V.R Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:24
Ruairi 0'Conell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi 0’Conell, është inkuadruar në çështjen e mosakreditimit të universiteteve private në Kosovë, shkruan “Bota sot”.

Postimi tij i plotë:

Dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike.

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre. Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit.

Qeveria britanike dhe Këshilli Britanik i Akreditimit janë përpjekur të ndihmojnë universitetet publike dhe private për të përmbushur kërkesat e cilësisë. Tani kjo çështje është një provë e vërtetë për Kosovën. Rezultati do të tregojë nëse sistemi arsimor i Kosovës është ndërtuar për t'u shërbyer qytetarëve të saj dhe interesit kombëtar, ose për t'i shërbyer një grupi të ngushtë njerëzish dhe interesash private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat