Ish-studenti i Letërsisë në UP denoncon profesorët se bënë seks me studente në fakultet 

Aktuale

Ish-studenti i Letërsisë në UP denoncon profesorët se bënë seks me studente në fakultet 

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:46
Ilustrim

Ish-student i Letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Berat Dakaj ka bërë një denoncim publik përmes llogarisë së tij “Facebook” se disa profesorë të këtij universiteti kanë krijuar lidhje dashurie me studente.

Dakaj në këtë shkrim nuk ka përmendur emrat e profesorëve që sipas tij janë “qenefa”.

“Disa profesorë, krejtësisht qenefa, prej thoit të gishtave e deri në majën më të lartë të flokëve, fakultetin ku kanë punuar, ndër vite, e kanë konsideruar pronë të vetën, si banesën. Kanë krijuar lidhje dashurie me studente të vetat brenda fakultetit”, ka shkruar Dakaj. Ish-studenti i UP-së tutje ka thënë se disa prej profesorëve aventurat seksuale me studentet i kanë bërë aventura letrare. “Kanë shkuar për t’u dhënë dije, po të njëjtave u kanë dhënë edhe… (sa kanë pasur takat e njohuri dhe moral) edhe në ambiente të fakultetit dhe po të njëjtat i kanë lënë pas pak muajve në rrugë, me gjendje të rënduar psikike. Pastaj, aventurat seksuale me to i kanë bërë aventura letrare. Tpshurrsha letërsinë (prej katit të dytë), edhe dashurinë për to, profesor!”, ka shkruar tutje Dakaj në “Facebook”.

Në muajin mars të vitit të kaluar, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shkarkuar Prorektoren, Teuta Pustina-Krasniqin. Vendimi i Këshillit Drejtues të UP-së kishte ardhur pas një deklarate të dhënë nga vet Prorektorja Teuta Pustina-Krasniqi, rreth asaj se si studentët në Universitetit të Prishtinës duhet ta respektojnë kodin e veshjes, mesazh me specifik për vajzat në universitet, i cili është kuptuar dhe transmetuar si deklaratë skandaloze në disa media të Kosovës.

Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi kishte thënë se i kanë marrë me shqetësim zhvillimet lidhur me ngacmimet seksuale në UP.

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grave 68 përqind e grave kanë përjetuar dhunë të çfarëdo forme. Mbi 62 përqind e vajzave dhe grave kanë përjetuar ngacmime seksuale në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat