Haradinaj: Në Hagë iu dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar

Aktuale

Haradinaj: Në Hagë iu dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:30
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj sot mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar. Ai para tyre dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.

Arsye për dorëheqje sipas tij është se ka marr thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua t’iu falënderoj për besim dhe për përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga dhomat e specializuara në Hagë si i dyshuar. Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime edhe e luftës së UÇK-së është e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë. Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme me një multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufij, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik Republika”, tha Haradinaj.

Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit si i dyshuar për krime lufte.

Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat