Profesori ndërkombëtar tregon çfarë leksioni dha Haradinaj me dorëheqjen e tij

Aktuale

Profesori ndërkombëtar tregon çfarë leksioni dha Haradinaj me dorëheqjen e tij

Nga: A.ZH Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:52
Ramush Haradinaj

Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeminstrit të Kosovës.

Haradinaj në një konferencë për media, ka treguar se dorëhiqet nga kjo pozitë, pasi është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

E sipas Bytyçit, Haradinaj erdhi dhe po shkon si burrë e atdhetar dhe shtetar i fjalës me dashuri për Kosovën, pëcjell Bota sot.

“Ramush Haradinaj u dorëhoq! Edhe kur erdhi, edhe kur shkoi qëndroi si burrë, atdhetar, shtetar, i fjalës, me dashuri për Kosovën!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

"Leksioni që Ramush Haradinaj dha me dorëheqjen e tij nuk mund të shkruhet me një milion fjalë!", ka thënë ai./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat