Ky ishte momenti i 2005-ës, kur Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë - Bota Sot
Ky ishte momenti i 2005-ës, kur Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë

Aktuale

Ky ishte momenti i 2005-ës, kur Haradinaj dha dorëheqje për të shkuar në Hagë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:49
Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj që e kishte ëndërruar për vite të tëra pozitën e kryeministrit, iu ndërpre përsëri për të njejtën arsye. Në vitin 2004, partia e tij kishte bërë koalicion me partinë e Ibrahim Rugovës -LDK-në dhe ky i fundit, e kishte caktuar kryeminister të vendit.

Qeverisja e Haradinaj atëbotë zgjati vetëm 100 ditë.

Në mars të vitit 2004, Haradinaj ishte ftuar nga prokurorët e Hagës dhe menjëherë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit në koalicionin me Rugovën. Atëkohë, kishte mbajtur një konferencë, dhe kishte thënë se po e bënë edhe një sakrificë për shtetin.

Në zgjedhjet e vitit 2017, koalicioni PAN, i dha Ramush Haradinajt mundësinë për t’u zgjedhur edhe një herë në krye të Qeverisë së Kosovës. Ai u zgjodh kryeministër dhe shërbeu deri sot.

Qeverisja e tij nuk vazhdoi deri në fund të mandatit 4 vjeçar, Haradinaj, sot gjatë konferëncës njoftoi se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Klikoni në link

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...