Ky është rasti për të cilin mund të akuzohet Ramush Haradinaj nga Specialja - Bota Sot
Ky është rasti për të cilin mund të akuzohet Ramush Haradinaj nga Specialja

Aktuale

Ky është rasti për të cilin mund të akuzohet Ramush Haradinaj nga Specialja

Nga: H. Orana Më: 19 korrik 2019 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj

Gjykata Speciale do të merret me rastet e rënda në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë periudhën prej 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Këtë e kanë deklaruar disa herë zyrtarë nga kjo gjykatë për “Bota sot”.

Të gjitha rastet e vrasjeve, tentimvrasjeve e akuzat e tjera të rënda do të trajtohen nga kjo gjykatë, duke përfshirë këtë periudhë. Kësisoj, një ndër to mund të jetë edhe rasti i konfliktit të kryeministrit Ramush Haradinaj me familjen Musaj.

Derisa konflikti kishte ndodhur në korrik të vitit 2000, kur familja Musaj ishte sulmuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Kështu kishte deklaruar Sadik Musaj për media, vite me parë.

Madje një video e kësaj deklarate ende qarkullon nëpër media. Duke u bazuar në periudhën kohore kur ka ndodhur konflikti i armatosur, i cili vazhdoj edhe për disa vite më pas, ku mbeti i vdekur një person, anëtari i familjes Musaj, Sadik Musaj, ky rast mund të përfshihet poashtu në aktakuzat e Gjykatës Speciale.

Sadik Musaj asokohe kishte deklaruar se ‘Ramushi erdhi me ‘ushtri’ dhe na sulmoj’. Për këtë rast kishte raportuar edhe AP-ja.

“Një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte plagosur në një shkëmbim zjarri, nga një rivalitet mes dy familjeve, si kundërshtarë politikë, atyre të Haradinajve dhe Musajve. Këta të fundit ishin përkrahës të Bujar Bukoshit. Sic raporton AP, sulmi ngre shqetësim rreth dhunës politike brenda bashkësisë etnike shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale të planifikuara për në tetor të vitit 2000. Ramush Haradinaj një ish-komandant i kthyer në politikan i UÇK-së, mbërriti me kushëririn e tij në shtëpinë e kundërshtarëve të tyre dhe filloj një përleshje me armë. Gjatë të shtënave u qëlluan një makinë e parkuar jashtë ndërtesave të shtëpisë dhe muret përreth ishin mbushur me vrima plumbash”, thuhet në raportimin e AP-së.

Në këtë raportim më tutje thuhet se mbështetësit e Bukoshit në familjen Musaj ishin të armatosur vetëm me armë të lehta, por një i familjes arriti të kap një granatë dore nga burrat e Ramushit dhe filloi atë me ta, duke plagosur Ramushin.

“Ramush udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Bukoshi është gjithashtu një ish komandant dhe është një ish-Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, kur ajo ishte në mërgim para luftës. Në këtë video mund të dëgjoni rrëfimin e Sadik Musajt për ngjarjen e ndodhur në vitin 2000. Sadik Musaj mbeti i vrarë në vitin 2005 në një rrugë të Pejes, nga një atentat i bërë ndaj tij”, vazhdon raportimi.

Ndryshe, sot Haradinaj ka dhënë dorëheqje për shkak se është ftuar nga Gjykata Speciale./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...