Haradinaj tregon kur do ta dorëzojë letër-dorëheqjen te Thaçi

Aktuale

Haradinaj tregon kur do ta dorëzojë letër-dorëheqjen te Thaçi

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:24

(E ppotësuar) - Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka njoftuar anëtarët e këshillit drejtues dhe kryesinë e partisë së tij për letër-dorëheqjen nga pozita e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj theksoi se pas dy proceseve gjyqëore në Hagë dhe në Francë, tash ka marrë një ftesë edhe nga Gjyakatën Speciale si i dyshuar në kohën e shërbimit në UÇK.

“Nuk kam dashur të shkoj në gjykatë si kryeministër, sepse do të ishte e rëndë për vendin, andaj ofrova dorëheqjen. Të hënën do ta dorëzoj letër-dorëheqjen edhe te presidenti. Më mirë do të ishte që të caktohen zgjedhjet dhe ta jap mandatin populli për kryeministër”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

***

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka takuar kryesinë e partisë dhe Këshillin Drejtues.

Haradinaj tash po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat