Avokati i njohur shqiptarë ka disa fjalë për Ramush Hardinajn

Aktuale

Avokati i njohur shqiptarë ka disa fjalë për Ramush Hardinajn

Nga: V.R Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:40
Ramush Haradinaj

Avokati Spartak Ngjela,ka thënë se kishin kaluar njëqind vjet që shqiptar nuk kanë parë një personalitet si të Ramush Haradinajt, njeri atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Ngjelës:

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: "këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës".

 

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat