Reagon Isa Mustafa pas dorëheqjes së Haradinajt: E donim dorëheqjen e qeverisë, por... - Bota Sot
Reagon Isa Mustafa pas dorëheqjes së Haradinajt: E donim dorëheqjen e qeverisë, por...

Aktuale

Reagon Isa Mustafa pas dorëheqjes së Haradinajt: E donim dorëheqjen e qeverisë, por...

Nga: V.R Më: 19 korrik 2019 Në ora: 17:52
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se LDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë por ndjejnë keqardhje që kjo ndodhi për shkak të ftesës nga dhomat e specializuara, shkruan “Bota sot”:

Postimi plotë i tij:

Qytetarë të nderuar,

LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...