Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, profesori universitar Mazllum Baraliu ka treguar se cilat janë procedurat për të shkuar në zgjedhje.
Ai tha se kur jep dorëheqje kryeministri nënkupton rënie e Qeverisë dhe në këtë rast presidenti i vendit duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme
“Kur jep dorëheqje kryeministri automatikisht dorëheqja e kryeministrit nënkupton rënie të Qeverisë dhe në rast të rënies së Qeverisë atëherë presidenti i Kosovës duhet të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në afat prej 45 ditësh më së largu dhe të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Këto zgjedhje duhet të prodhojnë institucione të reja pas zgjedhjeve”, tha ai.