Edhe Bislim Zyrapi ftohet nga Specialja për intervistim - Bota Sot
Edhe Bislim Zyrapi ftohet nga Specialja për intervistim

Aktuale

Edhe Bislim Zyrapi ftohet nga Specialja për intervistim

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:15
Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, së bashku me Ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Hashim Thaçi duke thënë se me keqardhje ka mësuar lajmin e hidhur.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”.

“Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...