Kryeministri i Kosovës, Ramuash Haradinaj, ka dhënë dorëheqje pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata e Hagës për hetimin e krimeve kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës 1998-1999.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me keqardhje ka mësouar nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe është i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.
“Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.
Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së.
Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona.