Lajmërohet Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt, flet edhe për koalicionin

Aktuale

Lajmërohet Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt, flet edhe për koalicionin

Nga: Z.B Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:04
Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës, Ramuash Haradinaj, ka dhënë dorëheqje pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata e Hagës për hetimin e krimeve kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës 1998-1999.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me keqardhje ka mësouar nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe është i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.

“Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.

Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së.

Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat