Publicisti njohur: Albin Kurti, i pandershëm, shfrytëzon veprën fort të lavdërueshme të Ramush Haradinajt

Aktuale

Publicisti njohur: Albin Kurti, i pandershëm, shfrytëzon veprën fort të lavdërueshme të Ramush Haradinajt

Nga: Valon Rogova Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:08
Albin Kurti

Publicisti i njohur Liri Loshi, ka komentuar ngjarjen e ndodhur ditën e sotme kur dha dorëheqje Ramush Haradinaj, me ç’rast ka thënë se Kurti, u tregua i pandershëm me një deklaratë të ulët dhe hakmarrëse, shkruan “Bota sot”.

Ai, ka thënë se , thirrja e Haradinajt për t’iu përgjegjur drejtësisë nuk ka të bëjë asgjë me PDK-në, me kryeatarin Veseli as me presidentin Thaçi, meqë si njëri ashtu edhe tjetri nuk e kanë të sigurtë se nuk do të përfundojnë nesër apo pasnesër aty ku tash po shkon Ramushi.

Postimi plotë i tij:

Albin Kurti paska bërë një deklaratë të keqe, të ulët dhe hakamarrëse. Asnjë nga arsyet që ai ka përmendur nuk kanë qenë aq serioze që Ramush Haradinaj të jepte dorëheqje. Ka pasur vetëm një arsye tjetër dhe ajo ka qenë qëndrimi i ndryshëm nga ai i PDK-së, si partia më e madhe në koalicion për taksën 100 për qind ndaj mallërave serbe. Mirëpo, parimisht, PDK duhej t’i përgjigjej këtij qëndrim me prishjen e koalicionit. Ajo nuk e bëri këtë nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet e parakohëshme. Prandaj, në raport me PDK-në Ramush Haradinaj ishte fitues atëherë dhe është fitues edhe tash pas dorëheqjes. Nëse taksa e vënë ndaj Serbisë ishte arsye e vetme që Haradinaj dhe partia e tij të fitonin më shumë popullaritet, tani dorëheqja e tij për t’iu përgjegjur drejtësisë është edhe një arsye tjetër. Pozita e PDK-së dhe e presidentit do të jenë edhe më të vështirësuara, sepse ata do të trajtohen si mihësit e gropës për kryeministrin e padegjueshëm Haradinaj. Në fakt, thirrja e Haradinajt për t’iu përgjegjur drejtësisë nuk ka të bëjë asgjë me PDK-në, me kryeatarin Veseli as me presidentin Thaçi, meqë si njëri ashtu edhe tjetri nuk e kanë të sigurtë se nuk do të përfundojnë nesër apo pasnesër aty ku tash po shkon Ramushi. Dorëheqja e tij është konform standardeve demokratike dhe është në funskion të ruajtjes së dinjitetit të shtetit që ai ka udhëhequr deri më sot.

Konstatimi i Albin Kurtit se Haradinaj u dorëhoq për arsye të gabuar, meqë ai dhe partia e tij nuk e njohin Gjykatën Speciale, tregon se Kurti ende nuk ka mësuar ta respektojë shtetin e vet. Edhe Ramush Haradinaj ka qenë kundër kësaj gjyakte, por atë e ka votuar parlamenti i Kosovës dhe tani

ajo është organ i shtetit të Kosovës. Duke respektuar Gjykatën, respekton shtetin tënd. Këtë më në fund duhet ta mësojë Albini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat