Lushtaku: Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë

Aktuale

Lushtaku: Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:37
Haradinaj dhe Lushtaku

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, u shpreh se ka marr me shqetësim ftesën e Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn.

Duke e quajtur mik, Lushtaku deklaroi se Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë.

“Me shqetësim mora lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, mikut tim Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare. Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë”, tha Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat