Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë? - Bota Sot
Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Aktuale

Çka kalkuloi Veseli dhe pse dha dorëheqje Haradinaj për të shkuar në Hagë?

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:16
Rada Trajkoviq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pasur rolin më të rëndësishëm në dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Kështu ka thënë për FoNet, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë Rada Trajkoviq, duke shtuar se pozicioni i Hashim Thaçit tani është në sikur në „akull“.

Sipas saj, Veseli me gjasë ka vlerësuar se për të do të ishte më mirë që Haradinaj të shkojë në Hagë ndërsa ai të marrë përgjegjësinë për të stabilizuar situatën në raport me Beogradin.

“Dorëheqja e Haradinajt është një mesazh nga bashkësia ndërkombëtare për shumë liderë, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, se ata duhet t’i përmbushin premtimet, kështu që unë nuk përjashtoj një të ardhme të ngjashme edhe për politikanë tjerë “, tha Trajkoviç.

Ajo pret që të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve dhe sipas njohurive të saj, tashmë ka diskutime brenda partive shqiptare që ato do të mbahen sa më parë që të jetë e mundur, për ta siguruar shumicën edhe pa Listën Serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...