Edhe Labinot Tahiri ka disa fjalë për dorëheqjen e Ramush Haradinajn

Aktuale

Edhe Labinot Tahiri ka disa fjalë për dorëheqjen e Ramush Haradinajn

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:34
Labinot Tahiri dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Haradinaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e kryeministrit të vendit, për shkak se ka marrë ftesë nga Haga.

Labiniot Tahiri ka komentuar këtë dorëheqje, duke e mbështetur fuqishëm Ramush Haradinajn.

Ja postimi i plotë i Tahirit në rrjetin social, Facebook:

“Tani e kuptuam se Kosova funksionon në bazë të servilizmit!

Z Gjeneral Ramush Haradinaj!

Isha me fat që sepaku si qytetarë dhe deputet të shêrbeva ty dhe qytetarëve, si dikurë ushtarët e tu e të Kosovës gjatë luftës për Liri!
Jam krenarë që bëmë sebashku me ndihmën e (Amerikës) Ushtrinë e Kosovës sa ishit ju kryeministër!

Ramush, ‘DREJTESIA DHE PAFAJSIA E ATDHEUT TONË KARSHI SERBISË’ janë me miliona shqiptarë dhe je ti.

Çlirimtarë e qytetarë të dërmuar që jeni lodhur me (Qeveri pas Qeverie) e që nuk po bëhet asgje për fatin e juaj në këtë atdhe, ndjejë keqardhje për këtë lajm!

Në fund Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërisë.

Labinot Tahiri Ferizaj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat