Zv/ministri i Nismas: Ftesa për Haradinajn e padrejtë, krenar që isha pjesë e kësaj qeverie

Aktuale

Zv/ministri i Nismas: Ftesa për Haradinajn e padrejtë, krenar që isha pjesë e kësaj qeverie

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:42
Arkiv

Zëvendësministri Isa Xhemajlaj ka komentuar poashtu dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai shkruan se ftesa nga Gjykata Speciale është e padrejtë.

Ai shkruan tutje se ndihet krenar që ishte pjesë e kësaj qeverie që ka marr vendime të rëndësishme për vendin.

Postimi i plotë:

Kryeministër Haradinaj , ftesa nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit është ftesë e padrejtë nga kjo gjykatë, jo vetëm për ju por edhe pēr luftëtarët e vërtet, dhe me të drejtë sot ne bashkëluftëtarēt tuaj ndihemi të prekur e të indinjuar.

Ndjehem krenar se ishim bashkë në momentet më të vështira për vendin tonē.

Ne pamë se si qindra shokë tanë dhe familjar tuaj ranë në këtë luftë për Liri.

Po ashtu ndjehem krenar se isha pjesë e kësaj qeverie që mori vendime shumë të rëndësishme për vendin.

Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës.

Turp për ata që e votuan kêtë gjykatë selektive !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat