E zbulon profesori ndërkombëtar: Meta ka të dhëna të plota për të paralajmëruar furtunën pas dorëheqjes së Haradinajt

Aktuale

E zbulon profesori ndërkombëtar: Meta ka të dhëna të plota për të paralajmëruar furtunën pas dorëheqjes së Haradinajt

Nga: A.ZH Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:24
Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, teksa ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se është krenar për të dhe se është i bindur në pafajësinë e tij.

Ai ka thënë se nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit.

“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook.

E duke komentuar këtë deklaratë të presidentit shqiptar, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se Meta ka arsye dhe të dhëna të plota për të paralajmëruar furtunën që mund të vijë pas dorëheqjes së Haradinajt.

Profesori duke iu referuar deklaratës së Metës, ka thënë se pabesia dhe presioni janë shkaqet e dorëheqjes së Haradinajt nga ky post.

“Unë besoj shumë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka arsye dhe të dhëna të plota për të paralajmëruar furtunën që mund të vijë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj! Ai thotë qartë se pabesia dhe presioni janë shkaqet e dorëheqjes! Dhe këshillon që të flemë më pak e të punojmë më shumë për të garantuar paqen në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Bytyçi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat