Enver Hasani: PAN-i mund ta propozojë një kandidat të ri për kryeministër me këtë kusht

Aktuale

Enver Hasani: PAN-i mund ta propozojë një kandidat të ri për kryeministër me këtë kusht

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:01
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se PAN-i mund ta propozojë nga kandidatë të ri për kryeministër por vetëm me konsensus të plotë të brendshëm.

Hasani, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është e vështirë të dihen motivet reale të dorëheqjes së Haradinajt përpos atyre që janë thënë në deklaratë.

“Me kalimin e kohës mund të ketë diçka tjetër në këtë dorëheqje…Arsyeja publike për të cilën është dhënë dorëheqje është keq për Kosovën”.

Hasani ka thënë se tani Kosova është në një situatë kushtetuese sikurse vendi kur del nga një proces zgjedhor.

Ai ka thënë se PAN-i mund të propozojë një kandidatë të ri për kryeministër.

“Por pa pasur një konsensus të plotë brenda PAN-it askush nuk mund ta propozojë një mandatar për Kryeministër”, tha ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se pas deklaratës së Haradinajt se do të kërkojë nga Presidenti për të shkuar në zgjedhje të reja, zgjidhja më e mirë e problemit do të ishte shpërbërja e Kuvendit.

Hasani ka thënë se Presidenti nuk mund ta shpërbëjë Kuvendin pasi Kosova është demokraci kushtetuese parlamentare.

“Presidenti mund ta shpërbëjë Kuvendin vetëm kur Qeveria humb besimin”, shtoi Hasani.

Ai ka thënë se mocioni i mosbesimit është zgjidhja më e mirë e problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat