Zëdhënësja e PSD-së reagon ndaj LDK-së dhe VV-së: Jeni vazhdimësi e kësaj politike, të etur për pushtet

Aktuale

Zëdhënësja e PSD-së reagon ndaj LDK-së dhe VV-së: Jeni vazhdimësi e kësaj politike, të etur për pushtet

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:50
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj partive opozitare, LDK dhe VV, duke u thënë se në vend që të propozojnë plane e strategji për ta nxjerrë vendin nga kriza, vazhdojnë me shpifje e akuza ndaj PSD-së, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo u ka thënë se janë vazhdimësi e kësaj mendësie politike që po na udhëheq prej njëzet vitesh, të etur vetëm për pushtet dhe të painteresuar për shtet.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Ne vend qe te propozojne plane e strategji sesi me e nxjerre kete vend nga kriza, vazhdojne me shpifje e akuza te uleta per PSD, sepse jane mendesi e tille qe ushqehen çdo dite me idene qe vetem duke „shkaterruar“ tjetrin rritesh TI!

Jeni vazhdimesi e kesaj mendesie politike qe na udheheq tash e njezet vite, te etur eksluzivisht vetem per pushtet dhe te painteresuar per shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat