Berisha: Specialja dëshiron të barazojë luftën çlirimtare me gjenocidin serb

Aktuale

Berisha: Specialja dëshiron të barazojë luftën çlirimtare me gjenocidin serb

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:49
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, pas njoftimit se edhe bashkëpartiaku i tij ka marrë ftesë nga Specialja, tha se kjo gjykatë synon të barazojë luftën çlirimtare me gjenocidin e Serbisë.

Ai u shpreh i bindur se Krasniqi do të kalojë edhe këtë betejë.

“Ftesa për ikonën e luftës për liri nga Gjykata Speciale, z. Jakup Krasniqin por edhe prijësve të tjerë të UÇK-së, po e vërteton atë qe e kemi thënë që nga fillimi, se misioni i kësaj gjykate dhe iniciuesve të saj është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbisë! Si shumë beteja tjera kundër së keqes, jam i bindur se edhe këtë do ta kaloj z Jakup Krasniqi”, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat