Bajrami Hasani-Jakup Krasniqit: Bac, jemi të bindur në pafajësinë tënde

Aktuale

Bajrami Hasani-Jakup Krasniqit: Bac, jemi të bindur në pafajësinë tënde

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:57
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Pas këtij lajmi, ish ministri Bajram Hasani i cili është larguar së fundmi nga Nisma, ka publikuar një fotografi të Krasniqit gjatë luftës, duke thënë se kur flasim për UÇK-në, na shfaqet kjo fotografi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani ka thënë se jemi të bindur në pafajësinë e tij dhe asnjë gjyq i kësaj bote nuk mund ta gjykojë luftën e një populli për liri.

Postimi i tij i plotë:

Kur flasim për UÇK-në, shumicës prej nesh na shfaqet përpara syve kjo fotografi. Ky burrë që na i transmetonte qëndrimet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Bacë, ne jemi të bindur në pafajësinë tënde, ne besojmë në pastërtinë e lutës së shenjtë të UÇK-së.
As Gjykata Speciale dhe asnjë gjyq i kësaj bote nuk mund ta gjykojë luftën e një populli për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat