“Shpresoj që lotët të janë tharë”, deputeti i LDK-së zbulon arsyet e dorëheqjes së Haradinajt, përmend dhe Veselin

Aktuale

“Shpresoj që lotët të janë tharë”, deputeti i LDK-së zbulon arsyet e dorëheqjes së Haradinajt, përmend dhe Veselin

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:06
Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tijj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se shpreson se në ditë pas dorëheqjes lotët e tij janë tharë, duke shtuar se Haradinaj nuk është politikan që duhet të nënçmohet, pasi e ka kuptuar se populli i do njerëzit e viktimizuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Haradinaj mund të jetë hero por mbetet njëri ndër profiterët më të mëdhenj të pasluftës dhe karrierist i papërmirësuar, i cili është i gatshëm t’i shkel parimet e tij për poste.

Avdyli ka thënë se kjo herë dallon nga dorëheqja e parë, sepse tani ka vetëm një ditë intervistë, por që ai e dinte se qeveria do të binte, se nuk e ka mirëkuptimin e Ibrahim Rugovës, por shantazhet e Kadri Veselit dhe prandaj u dorëhiq me dramaticitet.

Mirëpo, deputeti i LDK-së thotë se Haradinaj për vendin mbetet shumë më pak i rrezikshëm se Thaçi me bandën e tij.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Si e lexova dorëheqjen RH.
Një ditë pas dorëheqjes, me shpresë që lotët janë tharë, dua ta pranoj që Ramush Haradinaj nuk është politikan që duhet nënqmohet. Ai herët e ka kuptu që ky popull i don njerëzit e viktimizuar. Sepse ishim popull i viktimizuar per 100 vite dhe na prekin në zemër lotët e bashkëvendasëve tanë. Ramush Haradinaj mund të quhet hero i luftës , siq ishin Lushtaku, Rremi,e plot komandanta tjerë, por Rambo mbetet njëri ndër profiterët më të mëdhenj të pasluftës dhe karrierist i papërmirësuar. Pasuria milionëshe flet mjaft, edhe pse nga 1999 ska punuar askund. Për poste është i gatshëm ti shkel edhe parimet e tij dhe nuk zgjedh mjete për të arritur te posti. Edhe dorëheqja u bë për fushatë për poste tjera meqenëse ky po mbaronte. Por tani kjo dorëheqje e tij nuk mund të krahasohet me dorëheqjen e parë kur shkoi të gjykohej e vuante denimin në Hagë. Tani kishte vetëm nje ditë intervistë dhe kishte për tu kthyer. Por duke ditur që Qeveria tij po binte, dhe nuk e ka mirekuptimin Ibrahim Rugoves por shantazhet e Kadri Veselit, u dorëhiq papritmas dhe me dramaticitet emocional e viktimizues, pa i lajmëruar as partnerët e lëre rivalët. Dje u harruan shkurt skandalet e keqqeverisja por sot e nesër qytetari ka për ti servuar cdo ditë para tij dhe njerzëve të tij krejt ato skandale të perditshme qeveritare, dhe lotët sdo bëjnë punë. Për fund me krejt keto gjëra që thash më lartë, Ramushi mbetet shumë pak i rrezikshem per Kosovës në krahasim me Hashim Thaqin e bandën e tij. Koha për ndryshim thelbësor filloi dje. Qytetari e ka në dorë tani fatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat