Vjen reagim i ashpër nga Kosova ndaj Drecunit: Zagari duke hangër m**!

Aktuale

Vjen reagim i ashpër nga Kosova ndaj Drecunit: Zagari duke hangër m**!

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:58
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se ftesa nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn është një lajm pozitiv.

Ai ka thënë se në Serbi presin që ftesa të tilla të marrin edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kjo sigurisht që është një lajm pozitiv që do të hapë rrugën që më në fund të vendoset drejtësi edhe për viktimat serbe dhe për të sjellë ata që janë përgjegjës penalisht. Mbetet për t’u parë, dhe ne presim që thirrjet identike të marrin edhe Thaçi, Veseli dhe të tjerët”, ka thënë Drecun.

Por, atij I ka ardhur një reagim i ashpër nga Ehat Miftaraj, nga Instituti I Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Miftaraj e ka quajtur “zagar” Drecunin, duke thënë se ai po “han m…”.

Sipas Miftarajt, Drecun ishte pjesëmarrës aktiv në krimet më çnjerëzore që njeh historia.

“Drecun zagari duke hangër m.....! Zëdhënes dhe pjesëmarrës aktiv në krimet me çnjerëzore që njeh historia, e tash me plot gojën m..... kishe po flas”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat