Rama më në fund reagon për ftesat nga Specialja për Haradinajn dhe Krasniqin

Aktuale

Rama më në fund reagon për ftesat nga Specialja për Haradinajn dhe Krasniqin

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:04
Edi Rama

Dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

E pas Haradinajt, sot ftesë nga Specialja ka marrë edhe Jakup Krasniqi, shkruan Bota sot.

E për rastin e kryeministrit deri tash nuk kishte reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Por, tani, përmes një postimi në lllogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto ftesa nga Haga janë sfida për të thirrurit , në vazhdën 20 vjeçare të betejës për ta provuar deri në fund pafajësinë e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë?????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat