Edita Tahiri me mesazh për ata që tentojnë diskreditimin e UÇK-së dhe të LDK-së

Aktuale

Edita Tahiri me mesazh për ata që tentojnë diskreditimin e UÇK-së dhe të LDK-së

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:08
Edita Tahiri

Edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesës së tij, të Jakup Krasniqit dhe Bislim Zyrapit nga Gjykata Speciale.

Tahiri ka thënë se lufta e Kosovës për pavarësi, ishe e drejtë dhe e shenjtë dhe se fitorja ishte historike.

Ajo ka theksuar se për Kosovën e pavarur dhe sovrane me kufijtë e saj, do të luftohet gjithmonë dhe me të gjitha mjetet.

Tahiri ka thënë se askush nuk ta diskreditojë luftën e UÇK-së dhe të LDK-së, përcjell Bota sot.

Ajo ka deklaruar se Kosova do të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare, mirëpo sipas saj lufta ishte e shenjtë dhe e paprekur.

Reagimi i Tahirit:

Lufta jone per pavaresi ka qene e drejt dhe e shenjte. Fitorja jone eshte historike. Kosova shtet i pavarur dhe sovran me kufijte e saj do te jete gjithemone dhe do ta ruajme me te gjitha mjetet. Askush nuk mund ta diskreditoj luften tone per pavaresi, as te UCK dhe as te LDK. Ne kemi vizion euro-atlantik dhe aleance te fuqishme me perendimin, ne krye me SHBA dhe partneret evropian, Gjermanine, Mbreterine e Bashkuar, Francen etj. Kosova ka bashkepunuar dhe do te bashkepunoj me drejtesine nderkombetare por lufta jone per liri do te mbetet e shenjte dhe e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat