Haziri: Hashim, luftën e njollose ti me dostat tu!

Aktuale

Haziri: Hashim, luftën e njollose ti me dostat tu!

Nga: K.M Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:29
Hashim Thaçi

Analisti politik Nexhat Haziri, përmes një postimi të tijin në facebook e ka komentuar një deklaratë të Presidentit Thaçi, në të cilën ai thoshte se luftën e UÇK-së nuk ka kush e njollosë, e kësaj deklarate Haziri iu është përgjigjur, duke hedhur akuza pikërishtë mbi Thaçin për njollosje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Hazirit.

Thaçi: Asnjë gjykatë s’mund ta njollosë luftën e UÇK-së

-Hashim, luftën e njëllose ti dhe dostat e tu, i vutë dagmë t’zezë UÇK-së, ju që nuk kishit asnjë ideal , as në atë kohë e as sot. Ideali i vetëm i juaji ishte pushteti, paraja dhe nami, Dhe e arritët këtë duke shkelur mbi cdo vlerë që kishte ndertuar ky popull me mund e sakrificë. E nese ndodhë drejtësia, gjykatat vec kan me pastru UCK-në, kan me ia heqë njollën dhe kan me i dhën shpresë Republikës për ditë t'mira. Uroj që qytetarët e Republikës të mos ndikohen nga ky lloj patriotizmi i shpifur që tani po na e servon ti ! n.h

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat