Reagon edhe Princ Leka për dorëheqjen, ja si e quan Haradinajn

Aktuale

Reagon edhe Princ Leka për dorëheqjen, ja si e quan Haradinajn

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:56
Princ Leka dhe Ramush Haradinaj me bashkëshortet e tyre

Për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesën nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe Princ Leka.

Ai ka thënë se me trishtim e ka marrë lajmin për dorëheqjen e Haradinajt, të cilin e ka quajtur “patriot të vërtetë” dhe “një hero kombëtar”, përcjell Bota sot.

Princ Leka ka thënë se beson në kthimin e shpejtë të Haradinajt nga Haga.

“Ne jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë përgjegjësinë për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara si dy shtete, por të bashkuar si një komb, brenda një Evrope të vetme”, ka shkruar Princ Leka.

Reagimi i plotë:

Si gjithnje trimeria dhe guximi ka qene dhe eshte tipari me dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurine i japin asaj permasa kombetare, madje edhe me gjere, duke u bere shembull frymezimi per gjithe politikanet shqiptare kudo qe ata ndodhen.

Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjen e pergjegjesise per detyrimet qe ka çdo shqiptar per Atdheun dhe kombin e tij.

Me trishtim mora vesh lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit Haradinaj. Ramush Haradinaj është një patriot i vërtetë dhe një hero kombëtar.

Me admirim dhe me besim të plotë pres kthimin e shpejtë të Kryeministrit Haradinaj, pasi ai kërkon drejtësi në Hagë.

Ne jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë përgjegjësinë për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara si dy shtete, por të bashkuar si një komb, brenda një Evrope të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat