Imri Ahmeti e mohon se do te jetë sekretar i LDK-së - Bota Sot
Imri Ahmeti e mohon se do te jetë sekretar i LDK-së

Aktuale

Imri Ahmeti e mohon se do te jetë sekretar i LDK-së

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:51
Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti ka mohuar se do të jetë sekretar i kësaj partie.

Ai përmes një shkrimi ka thënë  se nuk është pjesë e asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozitën e tij për sekretar të LDK-së.

“Duke lexuar shkrime dhe prononcime të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor jam i obliguar të sqaroj para opinionit që personalisht nuk jam pjesë asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozicionet që përmendën në shkrime. Unë angazhohem për unifikim dhe marrëveshje të përbashkët që ka mbështetjen e me shumë degëve dhe delegatëve, për një marrëveshje që gëzon mbështetjen e anëtarësisë. Për mua personalisht janë të papranueshëm konspiracionet e kujtdo qofshin me qellim të futjes së hutisë dhe tendencave të përçarjes së anëtarësisë. Do angazhohemi fortë të dalim fitues ndaj çdo konjukture që po përpiqet të përçaj LDK-në. Do të dalim edhe më të fortë duke ruajtur traditën e tolerancës e mirëkuptimit sepse kemi përgjegjësin për të menaxhuar mirë e korrekt zgjedhjet dhe proceset që e presin shoqërinë tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...