Vuçiq më 1995: Vrisni 1 serb dhe ne do t’i vrasim 100 boshnjak

Aktuale

Vuçiq më 1995: Vrisni 1 serb dhe ne do t’i vrasim 100 boshnjak

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 20:28
Aleksander Vucic

Edhe pas 20 viteve nga përfundimi i luftës, për 400 masakrat e kryera në Kosovë, ende askush prej serbëve nuk ka dhënë llogari për krimet e kryera.

Mbi 10 mijë njerëz të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, mijëra të zhdukur janë të dhëna që tregojnë për gjenocidin e Serbisë që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pavarësisht kësaj dhe dhimbjeve të plagëve të pashërueshme për popullin kosovar, ende nuk është vënë në drejtësi dhe se se ata që kryen krime endën lirshëm.

Përderisa, Gjykata Speciale po heton krimet kundër njerëzimit duke u bazuar në pretendimet e një raporti të Këshillit të Evropës dhe po fton komandant e ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për në Hagë, krimet e Serbisë në Kosovë ende nuk janë ndëshkuar.

Se nuk janë ndëshkuar dhe nuk po vihet drejtësia njësoj edhe për Serbinë e tregon edhe kjo deklaratë publike e Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.

Ai me 20 korrik të vitit 1995 kishte  bërë thirrje për vrasje. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai nuk u ftua asnjëherë të jap llogari për deklaratën e tij.

“Vrisni një serb dhe ne do t’i vrasim 100 boshnjak musliman”, kishte thënë Vuçiq.

Përkundrazi, ai mirëpritet nga Evropa dhe nuk jep llogari për këtë thirrje publike për vrasje.

Derisa, dje Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për t’iu përgjigjur ftesës së Speciales, si qytetar dhe jo si përfaqësues i shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat