Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullsisë civile në Lipjan - Bota Sot
Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullsisë civile në Lipjan

Aktuale

Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullsisë civile në Lipjan

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një serb për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Komunën e Lipjanit dhe lokalitetet përreth.

Prokuroria përmes një komunikate për media, ka thënë se i pandehuri G.S., nё bashkëkryerje me tё pandehurit tjerë pjesëtarë të njësive rezervë të njësive ushtarake dhe policor të Serbisë, përmes dhunës kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre dhe dhjetëra persona i kanë vrarë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se, sot, gjatë ditës është arrestuar i pandehuri G.S., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”, nё kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Kodit Penal tё Republikës Socialiste Federale tё Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 tё Konventës sё katёrt tё Gjenevës, po ashtu e penalizuar me nenin 146, lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore, 15 dhe 16 prill 1999, i pandehuri G.S., nё bashkëkryerje me tё pandehurit tjerë pjesëtarë të njësive rezervë të njësive ushtarake dhe policor të Serbisë, gjatë një ofensive të drejtuar kundër popullsisë civile në Komunën e Lipjanit dhe lokaliteteve për rreth, me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre, e pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë.

Me këto veprime i pandehuri G.S., në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”, nё kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Kodit Penal tё Republikës Socialiste Federale tё Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 tё Konventës sё katërt tё Gjenevës, po ashtu e penalizuar me nenin 146 dhe lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...