Zyrtari i VV-së për dorëheqjen e Haradinajt: Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Zyrtari i VV-së për dorëheqjen e Haradinajt: Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:08
Arbër Zajmi

Anëtari i kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Arbër Zajmi komentoi në studion e lajmeve në RTV Ora dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas thirrjes për intervistë nga Gjykata Speciale, për krime lufte. 

Zajmi u shpreh se ky ishte një lajm i mirë për lëvizjen VV dhe për një pjesë të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Zajmi: Ne kemi kërkuar me kohë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë dhe zgjedhje të reja, bashkë me një pjesë tjetër të opozitës. Kështu që për ne edhe për një pjesë të mirë të qytetarëve të Kosovës është lajm i mirë, që një qeveri që ka pasur disa dështime, disa skandale të mëdha korrupsioni dhe disa skandale të mëdha të brendshme po tërhiqet. Megjithatë duhet ta vëmë në dukje që jemi kundër Gjykatës Speciale dhe thirrjeve që po i bëhen ish-luftëtarëve të UÇK-së. Ne e kemi kundërshtuar këtë gjykatë vazhdimisht. 

Gazetari: Beson se është ajo frika e VV që mund të jetë mënyrë për të shantazhuar politikanët? Beson se ka prapavijë politike?

Zajmi: Kjo nuk është frikë. Ky është një realitet i vazhdueshëm në Kosovë, ku politikanët kosovarë, pak edhe për shkak të korruptimit të tyre në përmasa skandaloze pas luftës kryesisht, janë bërë të shantazhueshëm nga interesa gjeopolitikë, të cilët nuk janë të këshillueshëm nga demokracia vendase.

Ky fenomen zgjidhet nga njëra anë duke e pastruar politikën nga korrupsioni dhe nga ana tjetër duke krijuar një gjyqësi vendase funksionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat