Edhe avokati Arianit Koci ka folur për Gjykatën Speciale, të cilën e quan “drejtësi të padrejtë”.
Koci përmes një postimi në Facebook, thotë se, njëherë filloj me Tribunalin e Hagës, pastaj me UNMIK, EULEX, gjykatat vendore e në fund me Dhomat e Specializuara.
E për Gjykatën Speciale, Koci thotë se heton vetëm krimet e supozuara të njërës palë, dhe atë të palës që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë.
“Fillon me Tribunalin e Hagës, vazhdon me UNMIK, EULEX, gjykatat vendore, për të përfunduar me Dhomat e Specializura (Gjykata Speciale).
Pesë herë!
Për më tepër, tani Gjykata Speciale heton vetëm krimet e supozuara të njëres pale.
Dhe atë, të palës që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë, prej një pushteti gjenocidal.
Drejtësi e padrejtë!”, shkruan Koci, transmeton gazeta “Bota sot”.