Lladrovci: Si në kohërat e vështira, jam bashkë me juve Jakup, Bislim, Sokol! - Bota Sot
Lladrovci: Si në kohërat e vështira, jam bashkë me juve Jakup, Bislim, Sokol!

Aktuale

Lladrovci: Si në kohërat e vështira, jam bashkë me juve Jakup, Bislim, Sokol!

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:49
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ftesat nga Specialja janë të padrejta.

Lladrovci ka thënë se lufta  ishte e drejtë dhe në pajtim me të gjitha normativat ndërkombëtare.

“Ashtu siç ishim bashkë në kohërat më të vështira, edhe sot, jam bashkë me juve dhe shqetësimin Tuaj, Jakup, Bislim, Sokol”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Ftesat për Jakupin, Bislimin dhe Sokolin, nga Gjyqi për të kaluarën tonë krenare, janë ftesa të padrejta.

Lufta jonë ishte e drejtë, në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare, prandaj janë edhe të padrejta.

Shpreh solidaritet të plotë me të ftuarit e këtij gjyqi, kundër ftesave të padrejta, duke qenë fuqishëm i bindur në pafajësinë e tyre.

Fitoren historike të UÇK-së nuk mund ta zbeh asnjë shpifje as armik i lirisë, çlirimit dhe pavarësisë tonë.

Ashtu siç ishim bashkë në kohërat më të vështira, edhe sot, jam bashkë me juve dhe shqetësimin Tuaj, Jakup, Bislim, Sokol!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...