Eskalon Milaim Zeka: Palla nuk më han për asnjë Gjykatë në botë, nëse nuk kam ba asgjë - Bota Sot
Eskalon Milaim Zeka: Palla nuk më han për asnjë Gjykatë në botë, nëse nuk kam ba asgjë

Aktuale

Eskalon Milaim Zeka: Palla nuk më han për asnjë Gjykatë në botë, nëse nuk kam ba asgjë

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:38
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesave nga Gjykata Speciale ndaj tij, Jakup Krasniqit, Bislim Zyrapit e Sokol Bashotës.

Zeka ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe se askush në Gjykatë Speciale nuk ka nevojë ta mbrojë UÇK-në, por veten e vet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, akuzat janë individuale dhe nuk janë të drejtuara ndaj UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk duhet të fshihemi e të mbulohemi me pektun e lirisë e të UÇK-së.

“Palla nuk më han për asnjë Gjykatë në botë, nëse nuk kam ba asgjë...!!!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Postimi i Zekës pa ndërhyrje:

Te nderuar qytetare te Republikes te Kosoves

Te nderuar shqipetare neper gjithe boten

Luften e UÇK se nuk ka nevoje askush ta mbroje. Ajo ishte lufte e shenjte. Nese ne menyre hipotetike do te denohej lufta e UÇK se, automatikisht do te denohej edhe intervenimi i NATO. Askush ne Gjykaten Speciale nuk ka nevoje me mbrojte UÇK ne, po veten e vet. Akuzat jane individuale. Ato nuk jane te drejtuara ndaje UÇK se.

Prandaj mos i pergjithesoni gjerat. Nuk kemi nevoje te fshihemi e te mbulohemi me petkun e lirise e te UÇK se. Palla nuk me hane per asnje Gjykate ne bote, nese nuk kam ba asgje...!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat