Dje dha dorëheqje, nesër Haradinaj del përsëri në punë si kryeministër

Aktuale

Dje dha dorëheqje, nesër Haradinaj del përsëri në punë si kryeministër

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj dha dje dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Dorëheqja e tij vjen pasi që Haradinajt i erdhi ftesë nga Specialja për t’u paraqitur si i dyshuar në Hagë.

Megjithatë, ai gjatë ditës së nesërme do të ketë edhe një aktivitet si kryeministër i vendit.

Ai do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat