Vritet në Holandë Festim Lato, presidenti i Republikës së Çamërisë

Aktuale

Vritet në Holandë Festim Lato, presidenti i Republikës së Çamërisë

Nga: A.M. Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:12
Festim Lato

Është vrarë në Holand,  Festim Lato i cili njohët si themelues i Republikës së Çamërisë, ku shpalli pavarësinë nga Greqia.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Atdhe Geci, i cili ka publikuar  komunikatë për media, të kryeministrit të Çamërisë, Ali Aliut.

Në komunikatën për media, thuhet se i është bërë atentat, dhe shkaqet e vrasjes janë poltike, shkruan "Bota sot".

“Atentat ndaj Presidentit të Republikës së Çamërisë në Holandë

Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!”, thuhet në komunikatën e Kryeministrit të Republikës së Çamërisë, Ali Aliu, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat