Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi trajnohen për krimin ndërkufitar

Aktuale

Policia e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi trajnohen për krimin ndërkufitar

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia kufitare e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë mbajtur një trajnim të përbashkët për rritjen e nivelit dhe kapaciteteve të policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Sipas njoftimit të policisë së Shqipërisë, trajnimi në kuadër të masave të përbashkëta për rritjen e efikasitetit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë, që mund të zhvillohet ndërmjet kufirit të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë trajnim.

“Organizimi me iniciativë të IPA-s, Seksioni i Malit të Zi, me moton: “Servo per Amici”-“Shërbejmë përmes Miqësisë”. Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 - 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë - Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare. Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të DRKM Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksi oni i Shqipërisë. Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat