Gjuriq: Në Prishtinë po bëhet luftë e të gjithëve kundër rë gjithëve

Aktuale

Gjuriq: Në Prishtinë po bëhet luftë e të gjithëve kundër rë gjithëve

Nga: F.B Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:57
Marko Gjuriq

Pas dorëheqjes së Haradinajt po mbretëro konflikt ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve, atje po zhvillohet “luftë të gjithë kundër të gjithëve” ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrës së Kosovës Marko Gjuriq, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij dorëhqehja nuk është befasuese por është moment i ri politik, ku presioni do të bie mbi serbët e Kosovës ka thënë ai.

"Retorika kryesore e liderëve shqiptar është se serbët janë fajtor për akuzat e Gjykatës së Hagës, duke bërë presion me deklarata ndaj serbëve tha Gjuriq.

Ai ka përmendur arrestimin e Goran Stanishiç që jeton në Mlladenovc i cili pas 20 viteve një herë në muaj shkon në Kosovë.

"Në Jarinje është ndaluar nga policia nën dyshimin se ka kryer krime lufte, tendenca të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen” ka thënë ai.

Gjuriq dorëheqjen e ka quajtur skenar politik, që ka qëllim rritjen e presionit direkt dhe indirekt ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka kritikuar gjyqësinë e Kosovës duke përmendur 80 mijë raste të pasurisë së paluajtshme të serbëve, ndërkohë që theksoi se Serbia do vazhdoj të mbështes popullin atje me 149 projekte.

Serbia ia doli që të siguroj tërheqjen e 13 njohjeve duke e konsideruar sukses të shtetit në mbrojtjen e interesave të veta, ndërkohë kirirkoi Gjilasin dhe Jeremiçin për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe bartjen e çështjes nga OKB në BE.

Ai tha se pret që të tentohet përqarja e serbëve në Kosovë, ndërsa dorëheqja është manovër politike me qëllim të forcimit të pozitës në bisedimeve dhe paraqitjes si viktimë ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat