Hashim Thaçi, “Gjarpni” që i sfidon gjykatat ndërkombëtare

Aktuale

Hashim Thaçi, “Gjarpni” që i sfidon gjykatat ndërkombëtare

Nga: V.R Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:33
Hashim Thaçi

Shumë thirrje për t’u paraqitur në Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës për pjesëtaret e UÇK-së. Ramush Haradinajt sado që e ka të përfunduar rastin e tij në Hagë vite më parë, tani i ka ardhë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale. Të njëjtën ftesë, ka marrë edhe Jakup Krasniqi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës si dhe anëtarë i partisë Nisma SocialDemokrate.

E habitshmja është se, asnjëherë nuk morri ftesë presidenti aktual Hashim Thaci.

Analisti Faik Krasniqi, për “Bota sot”, konsideron që Gjykata Speciale është themeluar për t’i barazuar krimet serbe ndaj shqiptarëve, kundrejt – siç shprehët ai – krimeve të supozuara shqiptare ndaj serbëve.

Fakt ky, që sipas tij, kjo Gjykatë mund të marrë epitetin si Gjykatë politike.

“Konsideroj që Gjykata Speciale është themeluar ppër t’i barazuar krimet serbe ndaj shqiptarëve, kundrejt krimeve të supozuara shqiptare ndaj serbëve. Dhe si e tillë mund ta quajmë edhe si Gjykatë politike, ku mund të bëhen edhe pazare politike. Është themeluar edhe për të na bërë presion politik, për pazare politike gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi. Janë shumë çështje të ndieshme që ndërkombëtarët duan t’i zgjidhin, dhe padyshim që janë në favor të Serbisë si Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, statusi i kishave ortodokse serbe, Trepça, Ujmani etj”, tha ai.

Më tej, ai shton se ë raportin e Dik Martit në 5 vende përmendet Hashim Thaçi, ndërsa vetëm në dy emri Ramush Haradinaj.

“I pari nuk ftohet kurrë, kurse i dyti ftohet gjithmonë si i dyshuar. Si t’i besohet pastaj kësaj Gjykatë Speciale. Mund të tingëlloj si teori konspiracioni por kam bindjen që Thaçi ka “fituar imunitet” nga kjo Gjykatë. Ndoshta pas disa viteve mund të jetë njëri nga të akuzuarit nga kjo Gjykatë, por jo për momentin. Të paktën deri pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat