Ish-ambasadori Kiçmari kërkon ndryshim rrënjësor të politikës

Aktuale

Ish-ambasadori Kiçmari kërkon ndryshim rrënjësor të politikës

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:56
Sabri Kiçmari

Ish-ambasadori i Kosovës në Australi e Austri, njëherit profesori i diplomacisë, Sabri Kiçmari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet ndryshimi rrënjësor politik.

“Nevoja për shndërrime rrënjësore në shoqërinë dhe shtetin tonë janë bërë domosdoshmëri. Ndryshimin mund ta bëjnë katër shtresa kryesore të shoqërisë së Kosovës: intelektualët, luftëtarët e dinjitetshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rinjtë dhe mërgimtarët. Kosova kurrë nuk ka pasur më pak intelektualë në parlament, qeveri dhe institucione shtetërore. Atyre duhet krijuar hapësirë dhe mundësi. Dija e tyre është jetike për zhvillimin e vendit. Ushtarët e UÇK, që kanë ruajtur me krenari dinjtetin e luftëtarit të lirisë, janë shumicë absolute. Koha e sotme i kërkon ata të rikthehen në skenën shoqërore, për të ndalur këtë mësymje tragjike profiterësh drejt vlerave shoqërore dhe shtetërore. Të rinjtë duhet të marrin pjesë në ridemensionimin e së ardhmes së vendit tonë këtu, në Atdhe. Atyre duhet krijuar hapësira e nevojshme për të shpërthyer energjitë e tyre kreative. Mërgimtarët janë shtresa, që mbartë në vete mallin dhe dhembjen, heroizmin dhe profesionalizmin. Ata e ëndërrojnë Kosovën të përparuar dhe ideale. Prandaj, duhet krijuar hapësirën e nevojshme për ekspertizën dhe vullnetin patriotik të tyre”

Kiçmari, shkrimin e tij e pëfundon me atë sa shumë vendi ka potencial.

“Kosova ka potenciale të shumta, për t’u bërë shtet i përparuar. Mjafton hapja e mundësive për njerëzit e mirë të vendit tonë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat